Sot nisi sezoni i dytë i i “Big Brother VIP Kosova”, me plot personazhe të reja, të njohur dhe më pak të njohur për publikun shqiptar e që pret të njihet me ta gjatë aventurës në reality show. E ndërsa konkurrentët e rinj u futën për të parën herë në shtëpinë e famshme, dy prej tyre duket si ishin frymëzuar nga “Big Brother Albania 2” për paraqitjen e tyre.
Po flasim për Brikenën, e konsideruar si një prej vajzave më seksi të kastit të këtij viti dhe Edona James, që hyrjen e pati pak “të turpshme”, teksa vajzat duket se me ose pa dashje ishin veshur përafërsisht si Kiara Tito dhe Efi Dhedhes.
Kështu, në një prej paraqitjeve më “ikonike” të sezonit të kaluar të reality show-t, kur Kiara dhe Efi ishin ende pjesë e grupit “LEK”, na dhuruan këtë foto:
Ndërsa vajzat sot ishin paraqitur në këtë mënyrë:
Tani mbetet të shohim se sa do t’iu përafrohen vajzave në lojë.