Aktori i humorit Erdit Asllanaj, pjesë e trupës së “Portokalli, është një nga personazhet më të dashura të publikut të spektaklit, i cili u bë i njohur me rolin e tij si “Drejtori”.
Batutat e tij sa koherente e të përshtatura me realitetin, aq edhe pikante kanë bërë për vete publikun. Por i ftuar në “S’e luan Topi”, Erditi tregoi një pjesë tjetër të tij – atë që nuk shohim në ekran.
Ndër të pathëna e histori personale, aktori ka interpretuar edhe një pjesë të shkruar nga Ilir Kadia, e cila ka prekur rrjetin dhe moderatoren në studio. “Duke larë babanë” titullohet pjesa e interpretuar nga Erditi, e cila është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta në rrjet.