Gazetari Bled Mane është një emër mjaft i komentuar i showbiz, sidomos pas pjesëmarrjes në formatin e BBV2. Së fundmi, gazetari ka nisur sërish rrugëtimin e BBV, por këtë herë në rolin e opinionistit në “BBV Kosova”.
Por, me sa duket Bled Manen mund t’a shohim shumë shpejt edhe si aktor, krah Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.
Ka qenë vet gazetari ai që ka ndarë me ndjekësit e tij pamjet nga shesh xhirimi i pjesës së dytë të filmit “Dy gisht mjaltë”.
“Në shesh xhirimin e një super filmi” – shkruan Bled Mane në Instastory.
Nuk e dimë nëse Mane do të jetë pjesë e kastit të filmit apo çfarë e ka bërë bashkë me grupin e “Dy gisht mjaltë 2”, por ajo që mund të themi është që dhe Bled Mane ashtu sikurse vet Ermal Mamaqi tregojnë se kjo pjesë e dytë e filmit do të jetë shumë më e bukur se e para.