Mbrëmja e tretë e DWTS solli një debat mjaft të fortë mes Ronaldo Sharkës dhe Olta Gixharit, që erdhi si pasojë e batutës së kësaj të fundit lidhur me ushqimin që konsumon Ronaldo në prapaskenë. Batutën e Oltës, Ronaldo e solli në rrjetet e tij sociale si bullizëm nga ana e Oltës, gjë që çoi më pas në diskutimin në spektakël duke kaluar dhe në gjykime të karrierës së njëri-tjetrit.
Kjo situatë u diskutua sot në “Fun Club”, ku të ftuar ishin Elona Duro dhe Blend Salaj.
“Sanduiçi që u bë ‘tra’” – nisi komentin e saj Elona Duro, teksa vioji të thotë se debati ishte i provokuar nga Ronaldo, nisur edhe nga çfarë postoi ai në rrjetet e tij sociale.
“Unë mendoj që ishte një debat i provokuar nga Ronaldo. Batuta e Oltës ishte e lezetshme. Ronaldo provokon dhe provokon në çdo studio. Nuke besoj që është ofenduar kaq shumë nga sanduiçi, megjithatë kohën televizive e mori” – është shprehur Elona.