Ditën e sotme, dietologia Diola Dosti ka qenë e ftuar në studion e “Mos i bjer me Top” me Erjola Docin dhe Ronaldo Sharkën.
E pyetur për debatin e saj me Anila Kalleshin, Diola ka treguar se nuk e ka nisur ajo debatin por Anila, pas postimit të Diolës dhe se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur dhe pse Anila pati atë reagim.
“Për mua ka qenë idhull. Unë shpesh e kam ndjekur zonjën dhe mund të them se ka qenë ajo shtysa që une të bëhem dietologe, pra si një burim frymëzimi” – ka thënë Diola.
Sa i përket prishjes së miqësisë me Nitën, Diola ka treguar se ka qenë ajo që e ka hequr këngëtaren nga ndjekësit në Instagram, shumë kohë para se Nita t’a merrte vesh, gjë që kjo e fundit e kishte mësuar nga Ronaldo.
“Unë Nitën e quajta motra ime nga Kosova. Dhe kur dikë e quaj motër dhe nuk e mora mbrapsht atë feedback, vendosa t’a heq nga rrjetet sociale” – ka thënë Diola.
Ndërsa Erjola kishte përgatitur një rubrikë për dietologen, ku duhet të bënte një deklaratë për Nitën nga ekrani. Si fillim Diola nuk e ka pranuar, por më pas e ka mbyllur me fjalë drejtuar Nitës: “Nita të dua shumë, t’i kam bërë hallall të gjitha.”