Diola Dosti ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”. Ndër të tjera, për dietologen është përgatitur një rubrikë nga moderatorja Erjola Doci – “Përgjigju ose zhvishu”, ku Diola duhej të jepte përgjigjet e pyetjeve ose në të kundërt, të zhvishej.
Në pyetjet drejtuar Diolës ka qenë kush sipas saj është politikani më seksi. Pa u menduar gjatë, Diola është përgjigjur – Edi Rama.
“Edi Rama mendoj që është politikani më seksi. Është i gjatë, ka shumë stil dhe shumë i zgjuar. E kam thënë edhe më parë, jam ‘sapiophile’, dashurohem me trurin e njeriut.” – ka thënë Diola.
Pyetja tjetër drejtuar dietologes ka qenë “Cili është personazhi më fallco i showbizit” – pyetje së cilës Diola i është përgjigjur duke dhënë emrin e Edona James, transgjinores së parë në Shqipëri, emri i vërtetë i së cilës është Kujtim Shehu, dhe sapo është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.