Pasi e akuzoi se ka përdorur montazh, Arbenita Ismajli ka publikuar një video ku duken bisedat e saj në Instagram, ndër to edhe ajo e Unikkatilit me tiketën blu.
“Isha pa internet kur të ktheva përgjigje. Qëndro pas fjalëve tua, u more me vajzën e gabuar. Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh,”- ka shkruar fillimisht modelja.
“Edhe mos u merr më me mua. Ti e fillove gjithë këtë, 45-vjeçar,”-vazhdon ajo.
Nga ana tjetër ajo që bëri mjaft përshtypje në rrjet, është që pak pas publikimit Arbenita i fshiu faktet kundrejt Unikkatilit, duke e lënë sërish të vërtetë mister.