I ftuar ditën e sotme në “E Diell” ka qenë At Nikolla Xhufka në rubrikën “Trotuar”.
Si i ftuar ai foli për vendimin e ish-reperit Fero, i cili la muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.
“Çfarë mendimi keni për reperin Fero që hoqi dorë nga muzika dhe u bë mysliman i devotshëm?” – ishte pyetja që iu drejtua.
“Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thojë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar’”, tha prifti.
“Besimtari ka dashuri, jo gangsterllëk” – shtoi At Nikolla.