Kiara Tito ka zgjedhur që këtë puntatë të “Fun Club” të vijë më rrëzëllitëse se çdo herë tjetër.
Ndryshe nga herët e kaluar kur moderatoren e kemi parë veshur me të zeza, këtë herë ajo zgjodhi të vishte një kostum të kuq, i cili e tregonte mjaft bukur dhe elegante.
Por, me sa duket për këtë të dielë, ky kostum ka qenë zgjedhja edhe e një tjetër moderatoreje, pasi edhe Dojna Mema vendosi t’a vishte një kostum të njëjtë në emisionin “Piranjat”.
Ju tashmë e dini pyetjen e përhershme në rast “xingu” – kujt i shkon më shumë? 🙂