Para disa ditësh nëpër media qarkulloi lajmi se Dea Mishel do të jetë pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Me sa duket, zërat që qarkulluan qenkan plotësisht të vërteta.
Pjesëmarrja e Dea Mishel në film, u konfirmua edhe nga faqja e Top Channel Films, me anë të postimeve në Instagram.
Ende nuk dihet roli që Dea do të ketë në film, por kjo mbetet për t’u zbuluar.
Kjo nuk është hera e parë për Dean që do të marrë pjesë në një film, pasi ajo ka qenë një ndër aktoret kryesore të një filmi nga Dalina Buzi, me titull Love Likes Tirana ( #LLT ) , prej dhe nga u bë e njohur për publikun shqiptar.