Fotografi i njohur i VIP-ave, Artan Korenica ka qenë sot në kinema “Cineplexx” në Kosovë, ku ka postuar një foto me aktorin Ylber Bardhi (në film vëllai i Luizit), pranë reklamës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Por, ajo që është vënë re është që Artani ka “injoruar” Luizin, emrin e të cilit e ka mbuluar me shkrimin “Sold Out”, ndërsa ka shoqëruar foton me shkrimin “Në kuadër të Olta Gixhari”.
Me sa duket, fotografi është mbështetës i aktores, ndërsa vihet re se aktori Ylber Bardhi ndonëse i etiketuar në foto, nuk e ka shpërndarë këtë postim në Instagramin e tij, ndërsa ka shpërndarë në Instastory postimet ku është etiketuar nga fansat e Luizit.