Rudina Dembacaj është nga aktoret e humorit më të dashura për publikun. Përpos karrierës, aktorja është mjaft aktive edhe në Instagramin e saj, ku ndan me ndjekësit momente jetën e saj të përditshme.
Së fundmi, Rudina ka hapur një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit (Ask me a question), ku njëra nga ndjekëset i ka shkruar me humor : “Yll moj. Kur jemi takuar në Shkodër unë kam qenë 50kg dhe ti 80. Tani te “Cormeum” takohemi, unë 80 ti 50.”
“Do vullnet ky muhabet” – ka thënë aktorja, teksa ka ndarë një foto të para shumë viteve dhe transformimit të saj drastik.