“Meshkujt, meshkuj janë”. Kështu është shprehur Vjollca Pustina, avokate, e ftuar së fundmi në “Vizioni i Pasdites” në “Vizion Plus”, ku tema e diskutimit ishte rritja e rasteve të përdhunimeve në Shqipëri.
Avokatja në fjalë justifikoi abuzimet seksuale dhe duke bërë fajtore vajzat dhe gratë.
“Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem.
Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë,”-shtoi ajo ndër të tjera.