Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim çifti i këtij viti.
Dyshja e nisën historinë e tyre në sy të publikut dhe ndonëse pas daljes tentuan privatësinë e tyre, ndjekësit janë të vëmendshëm në çdo detaj dhe lëvizje të tyre.
Ditën e djeshme kudo u përhap lajmi se çifti po përjetojnë një krizë madje u shpërnda edhe një foto ku tregon se Kiara ka hequr edhe nga Instagrami Luizin.
Por sigurisht, ky është një lajm i pavërtetë.
Instagrami i Luizit dje, është përballur sërish me disa probleme, ku dukej sikur nuk ndiqte shumë prej njerëzve të tij të afërt, mes tyre edhe Kiara Titon – një problem teknik që u zgjidh shumë shpejt.
Për sa i përket i përket çiftit ata janë duke jetuar ditët e tyre më të bukura, gjenden shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje Kiara ndodhet me Luizin në Korçë, ku po zhvillohen xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.