Dea Mishel është një nga personazhet më të komentuar të momentit, edhe pse komentet për të nuk janë gjithmonë pozitive. Megjithatë Dea gjen gjithnjë mënyrat më epike për t’iu përgjigjur komenteve negative të ndjekësve.
Së fundmi dikush i ka komentuar Deas duke i thënë se ngelet një shtrigë, edhe pse bjonde është e zeza nga brenda. Komenti ndjekëses duket se e ka frymëzuar Dean të krijojë një look Halloween, meqë është afër 30Tetori, duke iu përgjigjur kështu edhe komentit të ndjekëses “negative”.
“Qëndro i frikësuar ” – shkruan Dea në postimin e saj me veshjen si “shtrigë”.
Epo, sa mirë që ndjekësja bëri komentin dhe frymëzoi Dean për këto super foto! 🙂