Viti 2023 po mbaron, e megjithatë ngjyra e vitit vijon të mbetet “magenta”. Në janar të 2023, stilistët e modës dhe studiuesit e ngjyrave vendosën që për këtë vit, “ngjyra e vitit” do të ishte “magenta”, një nuancë perfekte mes lejlasë dhe rozës.
Duket se në Shqipëri, këtë tendencë e ka përqafuar më së miri Xhemi Shehu, e cila në disa dalje të saj ka zgjedhur të ketë veshjen e saj në këtë ngjyrë kaq të veçantë për njerëzit e botës së modës.
Me fustan apo kostum, vendoseni ju se si ju pëlqen më shumë. Ajo që ne mund të themi është që padyshim “magenta” nuk është vetëm ngjyra e vitit por edhe ngjyra e Xhemit.