Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter ka “shkundur” mbrëmjen e djeshme qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij.
Sipas “EMSC”, lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 23:50 dhe zgjatën disa sekonda.
Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Vllahinë, ndërsa thellësia ishte 17.6km.
Lëkundjet u shoqëruan me momente frike dhe paniku te qytetarët, por fatmirësisht magnituda e tyre ishte e vogël dhe nuk shkaktoi asnjë dëm material.