Avokati i Liam Osmanit, i cili u rikthye të martën në shtëpinë e Big Brother, ka qenë në një lidhje me “Skype” në “Shqipëria Live”, ku sqaroi se si u lirua banori dhe se kur do ketë një rigjykim nga e para e çështjes.
Sipas avokatit Dritan Shehaj, çështja e Liamit ka qenë jo penale dhe nuk gjykohet me arrest. “Çështja e tij është civile dhe nuk bëhet fjalë për një çështje penale”, u shpreh Shehaj.
Dritan Shehaj: Sa i takon procedurave ligjore, ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës që u paraqit nga ana e Liamit sa i takon rishikimit të vendimit penal. Gjykata e ka pranuar kërkesën, ishim në kushtet e asaj çfarë kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohë edhe nëpërmjet intervistës që patëm më përpara.
Erjona Rusi: Pra do ketë një rigjykim nga e para i çështjes.
Dritan Shehaj: Rigjykim për shkak se është gjykuar në mungesë.
Arjon Muça: A ka mundësi ta mbyllë Bigu-n, apo është afër gjykimi.
Dritan Shehaj: Jo gjykimi nuk do jetë afër në terma juridik sepse gjykata ka vendosur rigjykimin e vendimit, çështja do fillojë nga e para, do shqyrtohet nga e njëjta gjykatë, por nga një trup tjetër gjykues dhe referuar procedurave të gjykatës, sigurisht që do dojë disa muaj.
Arjon Muça: A kishte shkelje? Ishte i drejtë arrestimi? Më herët ke thënë që ishte jo penale, që nuk gjykohej me arrest.
Dritan Shehaj: Çështja në vetvete nuk është çështje penale, pra është tërësisht civile, marrëdhënie detyrimesh. Janë marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të përhapura në një shoqëri që jetojmë ne. Në këto rrethana nuk bëhet fjalë për mashtrime apo çështje penale. Kjo do të jetë baza e gjykimit dhe rishqyrtimit të çështjes. Është tërësisht çështje civile, nuk mund të flasim këtu për çështje borxhi.