Tashmë ka kaluar plot një vit nga mbyllja e sezonit të dytë të BBV, fitues i të cilit u shpall Luiz Ejlli.
Së fundmi, finalistit tjetër Krist Aliaj në komunikim virtual me ndjekësit e tij, i kanë kujtuar Luizin dhe se hapin ende videot e tyre së bashku.
Sa i përket kësaj, Kristi është shprehur se marrëdhënia e tij me Luizin ka qenë mjaft komplekse, mirëpo është ndotur nga vet produksioni, e po ashtu disa nga banorët e BBV2, si dhe një pjesë e publikut.
Sakaq, Kristi është pyetur gjithashtu nëse do të hyjë për një darkë me Luizin në BBV3, ndërsa këtë të fundit e ka lënë të nënkuptohet se ndoshta edhe këtë vit, do të ketë një darkë finalistësh.