Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet e tyre të para vetëm. Ata kanë zgjedhur Bodrumin si destinacion për të pushuar për pak ditë.
Për të përshëndetur fansat e tij, Luizi ka hapur një “Instagram live” nga Bodrumi, ku si gjithmonë nuk kanë munguar mesazhet pozitive të ndjekësve, e as ato negativet – e me këto të fundit, Luizi ka vendosur t’iu kthejë përgjigje një për një gjatë “live”.
Kështu, një ndjekëse i ka shkruar Luizit “Po kur të mbarojë fama çfarë do bësh?” Kësaj pyetjeje, Luizi është përgjigjur duke i thënë se të njëjtën gjë do bëjë si sot. “Të njëjtën si sot, unë ky jam si me famë si pa famë. Po ti? Kur të harrosh passwordin e kësaj adresës që ke hapur dhe 700 si puna e kësaj ça do bësh?!” – duke ironizuar kështu mbi adresat që janë “fake”.
Ndërkohë, një tjetër ndjekës shkruan “Q**a nanën, nga pa bukë qaje brenda s’kam paguar qeranë e shtëpisë, copë copë, tani je dhe mendjemadh mashtrues”. Sigurisht këtij komenti Luizi, nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje, duke i “treguar vendin” ndjekësit.
“Po mirë mo, ku ishte pjesa që po të mashtroj unë ty? Se ju jeni të gjithë koka shkencash! Hajd se po t’a mbaj mend emrin, po t’a regjistroj e kur të vij në Tiranë, takohemi. As të njoh as e di kush je. Pse do dali gjithmonë një si puna jote, që flet e flet pastaj i ‘bie murit me kokë’ ?! – ka thënë Luizi për një nga ndjekësit e tij.
Gjithashtu, ka qenë edhe një ndjekëse tjetër, të cilës Luizi nuk ia ka lexuar komentin por i ka kthyer përgjigjen e ‘merituar’. “Kuku! A e di burri që ke Instagram? Se puna ime është kollaj.” – ka thënë këngëtari për ndjekësen.
Së fundmi, Luiz Ejlli e ka mbyllur live-n duke dhënë një mesazh për ndjekësit e tij.
“Ju rujt Zoti të gjithë. Jeni të mirë. Edhe ata që shajnë, le të vazhdojnë se duhen që të mbajnë të ingranuar. Kur lexoj vetëm të mira, i fut një mendje të lehtë, kështu që duhen edhe këta personazhe” – është shprehur Luizi, duke vazhduar pushimet e tij.