“Në kuadër të dashurisë” aktualisht është tema më e përfolur në botën e showbiz-it, medias dhe TV në Shqipëri – kjo falë dy protagonistëve të filmit, Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit që nga armiq në BBV u kthyen në çift në film dhe kurioziteti për t’i parë bashkë është tepër i madh.
Por, a e dini që Olta dhe Luizi kanë një ‘sekret’ të vogël që nuk e kanë ndarë kurrë më parë me publikun?
Mesa duket, kimia mes dyshes është vënë re që para hyrjes së tyre në BBV dhe atyre, një film ku do të ishin protagonistë iu është propozuar kohë më parë, por Luizi nuk ka mundur të jetë pjesë e filmit pasi asokohe ka qenë në Francë, kështu që Olta Gixhari ka luajtur krah një aktori tjetër.
Këtë detaj e ka bërë të ditur Olta Gixhari, në një lidhje direkte me sheshin e xhirimeve në emisionin “Më lër të flas”.
Epo, mesa duket dyshja ka qenë e destinuar për të luajtur një film së bashku, kështu që tani na mbetet vetëm të presim dhe të shohim se si do të realizohet ky projekt kaq shumë i përfolur.
Filmi do të dalë përgjatë muajit tetor në kinema dhe ne me zor po presim!!