Komenti ofendues i opinionistes së BBVK, Anita Haradinaj për Ganiun, bëri xhiron e rrjetit dhe nuk u prit aspak mirë nga shikuesit e BBVK.
Gjatë “Prime”-t Anita iu drejtua Ganiut duke i thënë: “S’ke shanse me Brikendën pasi është kokrra e yllit, ti a e ki pa veten në pasqyrë?” . Pas këtij komenti, rrjeti reagoi menjëherë dhe “shpërtheu” në ofendime ndaj Anitës – komente të cilave Anita iu përgjigj duke thënë “jam opinioniste, them ça m’do qejfi…”
Shikuesit dhe mbështetësit e Ganiut nuk e lanë me aq, duke ia kthyer opinionistes me “të njëjtën monedhë”. Ata kanë publikuar në rrjete sociale, disa foto të vjetra të Anitës pa make-up, ndërsa shkruajnë “Po ti a e ki pa veten në pasqyrë? “