Sa vijnë e shtohen fjalët që Kristi dhe Dea janë në një lidhje dashurie. Edhe pse prej kohësh, rrjeti kishte dyshime, duket se gazetari Ronaldo Sharka i shtoi “benzinë zjarrit” , duke publikuar foto të Kristit dhe Deas duke drekuar së bashku.
Duke u nisur nga kjo, në një “Ask Me” që Kristi ka hapur në Instagram, një ndjekës e pyet nëse është vërtet në një lidhje me Dea Mishel apo janë thjesht thashethemet e Ronaldos.
Kësaj pyetjeje, vet Kristi i është përgjigjur duke ia lënë në dorë Ronaldos, të cilin e ka pyetur nëse ka komente lidhur me pyetjen e ndjekësit. Ronaldo ende nuk reaguar lidhur me pyetjen e ndjekësit dhe të Kristit, ndërsa ky i fundit duket se e la të ‘hapur’ si çështje.
Nuk dihet akoma nëse Dea dhe Kristi janë në një lidhje, janë thjesht thashetheme apo thjesht kjo situatë është krijuar dhe po përdoret nga të dy për të marrë vëmendje, dhe nëse është kjo po ndihmohen edhe nga Ronaldo Sharka, i cili po e “fryn” rrjetin me këtë thashethem.