Çifti Ejlli sot është larguar nga Tirana, për një “arratisje” të vogël. Me një foto në makinë, ata kanë treguar për ndjekësit se janë nisur për një udhëtim fundjave.
Mirëpo, të dy kanë harruar disa detaje të vogla nga nxitimi. Moderatorja ka harruar të lyejë njërin sy dhe e ka përfunduar make up-in në makinë.
Nga ana tjetër, Luizi ka veshur çorapet e para që ka parë dhe ka përfunduar me një çorap të zi e një të bardhë.
Sigurisht, këto janë situata që çifti i publikon për humor, por po aq mund të jetë dhe e vërtetë, pasi këto ‘detaje’ na ndodhin thuajse të gjithëve kur nxitojmë.
Po juve, ju ndodh kjo zakonisht, apo jeni të ‘mbinatyrshëm’ ? 😉