Zhaklin Lekatari vijon të mbetet mjaft e komentuar në rrjetet sociale prej situatave të ndodhura në BBV, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i tij.
Nga ana tjetër, edhe vet ish-opinionistja nuk lë rast pa iu përgjigjur komenteve lidhur me këtë, dhe sigurisht nuk lë pas dore edhe “kunjat”.
Së fundmi, Zhaklina është pyetur nga një ndjekës nëse i ka marrë lekët nga burri i Oltës apo akoma.
(Për rikujtesë, kjo pyetje e ndjekësit bazohet në mesazhin audio që Zhaklina tregonte bisedën me Sara Hoxhën për burrin e Oltës. Mesazhi audio: “I thash edhe produksionit, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem. I thash Sara Hoxhës”)
Përgjigjja e Zhaklinës?! “Pale prindërit e të tjerëve…lekë me thasë që harxhova gjatë pushimeve. Ti ke naj shqetësim?” – është shprehur ish-opinionistja ku ka përfshirë indirekt edhe prindërit e një tjetër banori – që mendohet të jetë Kiara Tito, pasi Zhaklina ka deklaruar me herët që ka pasur debate të forta me familjen e saj – duke hedhur kështu “kunjën” e radhës.