Ferma VIP është shumë pranë nisjes, teksa ditë pas dite, faqja zyrtare e reality show-t zbulon detaje të reja rreth asaj që pritet të shohim në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e Tring.
Në Instagram-in e fermës kemi parë të konfirmuar edhe Bes Kallakun si drejtues të programit.
Ndërkohë sot, është zbuluar edhe ajo që me gjasë do të jetë “partnerja” e tij në skenë dhe bëhet fjalë për Adrola Dushin. Moderatorja e njohur është pjesë e një klipi, të ngjashëm me atë të Besit, teksa bëhet me dije se do të jetë pjesë e programit në rolin e moderatores. Të paktën kështu duket, ndonse ende jo e konfirmuar.
“Tuj, tuj, tuj pulat e Adrola Dushit”- shkruhet përbri këtij postimi.