Dita e sotme është speciale për Afërdita Dreshajn. Modelja dhe këngëtarja e njohur feston ditëlindjen e saj të 37.
Ndonëse prej vitesh nuk është aktive në skenë si modele as si këngëtare, Afërdita vazhdon të jetë pranë fansave të saj duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku ndiqet në masë të madhe. Ditën e sotme urimin më special e mori nga djali i saj Sky Blue Kindl.