Lidhja e fundit e Johnny Depp përfundoi me një nga gjyqet më të bujshme të të famshmëve në histori, por ai mund të ketë gjetur sërish dashurinë. Aktori 61-vjeçar thuhet se është në lidhje me 28-vjeçaren Yulia Vlasova.
Vlasova është një modele dhe estetiste ruse. Sipas Daily Mail, ata u takuan në gusht 2021 në ‘Festivalin e 55-të Ndërkombëtar të Filmit’ në Karlovy Vary dhe që nga ajo kohë kanë qenë duke u shoqëruar. Ata u fotografuan të enjten e kaluar teksa po udhëtonin në Londër.
Vlasova ka shpërndarë foto në rrjetet sociale me të, duke përfshirë një ku JD shfaqet duke e puthur në faqe. Ajo ndau gjithashtu një foto duke e mbajtur për dore si përgjigje ndaj një pyetjeje të fanse se kush është aktori i saj i preferuar, duke u përgjigjur: “JD. Ai është një njeri tepër i talentuar dhe frymëzues”.
Ajo ka studion e saj të grimit dhe stilimit të flokëve. Në vitin 2021, ajo ishte finaliste në konkursin ndërkombëtar të bukurisë ‘Miss Office’. Bukuroshja thuhet se ka studiuar në akademinë kryesore të trajnimit të Moskës dhe ka hyrë në Institutin elitar të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), i drejtuar nga Ministria e Jashtme ruse.
Kjo me sa duket është lidhja e parë për Depp që nga divorci i tij nga Heard.
Ylli i ‘Pirates of the Caribbean’ është martuar dy herë. Martesa e tij e parë ishte me grimieren Lori Anne Allison në vitin 1983 kur ai ishte 20 vjeç. Ata u divorcuan në 1985.
Depp u martua më pas me Heard në shkurt 2015, dhe divorci i tyre u finalizua në janar 2017.