Ish-konkurentja e “Big Brother VIP Kosova 2” Ledi Vokshi së fundmi ka reaguar ashpër rreth ofendimit që i bëri banorja Alba Vukaj.
Në një moment vajza shkodrane iu ka afruar kameres duke thënë që ta dërgojë edhe një herë te ‘Vëllai i Madh’, për t’ia ndryshuar fytyrën.
E acaruar nga ky veprim, përmes një postimi në Instagram ia ka kthyer me të njëjtën monedhë konkurentes.
“Më kanë ardhur mesazhe që #albavukaj është tallur me fytyrën edhe me hundën time. E dashur flm qe mban në gojë. Fytyrën time mirë keq e ka bo zoti.
Me hundën time kam pasur probleme dhe e kam bërë 2 herë operacion edhe akoma kam probleme. Vend që të merresha me operacione të bëhesha e bukur vendosa të investoja në njohurinë dhe trurin tim.
Vendosa të investoja në biznese jo që të bëhem e pasur po që të hapja vende pune për ato që kanë nevojë. Disa investojnë në njohuri disa në bukuri. Ti zemra vogël ke bërë zgjedhjen e gabuar të tallesh me njerz.
Të sugjeroja si mentore që jam kur të dalësh të investosh më shumë në veten tënde të brendshme sesa të jashme. Rrespekte” – shkruan Ledi në postimin e saj për Albën.