Të mbledhur në oborr, Albi, Juli, Romeo, Alfio po flisnin lidhur me situatat e ndodhura së fundmi në BBV, ndërsa më pas kanë vijuar të flasin për lidhjet e mundshme në shtëpi.
Lidhur me këtë, Albi është shprehur se tabutë do të thyhen në momentin qe brenda shtëpisë, do të ketë lidhje të së njëjtës gjini. Deklaratën e tij e kanë mbështetur dhe djemtë e tjerë.
Ndoshta djemtë kanë pritshmëri nga bashkëjetuesit e tyre se këtë sezon do të ketë një lidhje të tillë, ndërsa mbetet të presim e të shohim se sa do të ndodhë diçka e tillë.