I ftuar në studion e “Fan Club” me Kiara Titon, ka qenë i eleminuari i së premtes Armaldo Kllogjeri me partneren e tij, Marianën.
Ndër shkaqet që e eleminuan Maestron, sipas Marjanës ka qenë fakti që Armaldo kur dilte në skenë, hutohej nga publiku, gjë që ia kishte shprehur vet Maestro.
Komenti i Marjanës u pasua nga ai i Albi Nakos, i cili tha se i ka ndikuar “Luizofobia” (thënë ndryshe, frika nga Luizi).
“E ke pasur nga Luizofobia. Ti ke një adhurim për Luizin. Ti e do atë djalë” – ka thënë koreografi Albi Nako, duke u pasuar nga komenti i Maestros.
“Faleminderit, të kam ndjekur dhe i vlerësoj komentet e tua për DWTS” – ka thënë Armaldo duke mos iu përgjigjur komentin lidhur me Luizin.