Në një tjetër sfond të shtëpisë së “Big Brother Vip” një tjetër dashuri po nis. Bëhet fjalë për regjisorin Aldo Marku dhe ish-konkurenten e Për’puthen Livia Brunga, të cilët gjatë natës kanë biseduar diçka më shumë në lidhje me raportin midis tyre.
Aldo i ka shprehur Livias më parë simpatinë që ka për të, gjithashtu dhe Livia ia ka dhënë disa indicie për disa ndjenja të vogla, por ende midis tyre nuk ka patur një afrimitet më shumë.
Teksa po qëndronin në shtat pranë njëri-tjetrit, Aldo u shpreh se i vjen keq pasi pëlqimi i sinqertë që i kishte për Livian, nuk arriti të sillte diçka më shumë midis tyre.
“Kisha me të vërtetë një pëlqim shumë të sinqertë. Nuk po them që kam tani, sepse e kam ndaluar.
Kisha një pëlqim shumë të vërtetë, ndyrshe nga çfarë kanë pretenduar të tjerët, dhe për këtë më vjen disi keq… sepse nuk u krijua mundësia. Për një arsye apo për një tjetër…”,është shprehur Aldo.
Ndërkohë biseda mes tyre ka vijuar teksa Aldo i ka kujtur Livias se ajo e ka ofenduar atë në disa raste dhe të tilla situata kanë sjellë në një zbehje të raportit mes tyre.