Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri janë një dyshe shumë simpatike, të cilët kur bashkohen krijojnë vetëm hite. Mirëpo, me sa duket “Musketjerëve” Aleksandër Gjoka e Elton Deda nuk kanë përshtypje dhe aq të mira lidhur me ta.
Ditën e djeshme, Aleksandër Gjoka postoi në profilin e tij në Instagram, një video të Dafina Zeqirit teksa performonte në një club në Tiranë, pa i kursyer aspak kritikat lidhur me “Playback” – un.
“Hajde live hajde…pupuu cfare turpi..ec aty V.I.P” – shkruajti këngëtari i vjetër në postimin e tij për Dafinën.
Nga ana tjetër, shoku i ngushtë dhe bashkëpunëtori i Aleksandër Gjoka, Elton Deda i cili gjithashtu është një emër shumë i suksesshëm dhe i rëndësishëm i muzikës shqiptare, i është kundërvënë këngëtarit Alban Skënderaj, pikërisht për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin.
Në pushimet e tij në një lokal pranë detit, Elton Deda ka dëgjuar këngën e re të dyshes Dafina-Alban, dhe ka postuar një video në pjesën e Alban Skënderaj në sfond, teksa ka shkruar :
“Asnjë llaf s’të mora vesh, perveç xhelozia dhe dashuria”
Ky reagim i këngëtarit kundrejt Albanit ka ardhur direkt pas reagimit të Aleksandër Gjokës për Dafinën, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim ende nga dyshja.