Fotografi Altin Çelmeta, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, foli për bashkëpunimin me moderatoren Alesia Bami dhe e vlerësoi imazhin e saj.
“Çfarë lloj fotografie do i bëje ti Alesia Bamit dhe ajo të shpërthente të gjitha spektret?” – ishte pyetja ngacmuese e Edi Manushit për fotografin, por ky i fundit iu përgjigj se, në fakt, ata kanë pasur bashkëpunime dhe kanë bërë fotografi bashkë: “Ne kemi bërë fotografi bashkë. I kam bërë unë” – tha Çelmeta, por Manushi, i habitur, pyeti përsëri.
Ti ia ke bërë ato fotot në plazh, të zhveshur?
Më pas Çelmeta sqaroi se Alesia “ka marrëdhënie shumë të mirë me kamerën, i di shumë mirë gjërat që duhet të bëjë, si të pozojë, qesh gjithë kohën, është pozitive. Setin e kam bërë për një orë. Nëse setet e tjera i kam pasur 4, 5, 6 orë, lodhem, me Alesian shpejt e shpejt…”