Alma Kaçi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi Gjykata e Posaçme shtu sot seancën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj.
Teksa ka dalë nga GJKKO, Alma Kaçi është pritur nga gazetarët të cilët i janë drejtuar me pyetje. Mirëpo, ajo nuk ka reaguar aspak mirë.
“Jeni bërë si lypësat e semaforit, lypni informacione nga SPAK”, dëgjohet të thotë ajo, teksa gazetarët e pyesin “çfarë lypte te Safet Gjici”.
Ndërkohë, më herët foli edhe avokatja e Kaçit, e cila tha se së shpejti mund të dalin të dhëna të reja.
Kujtojmë që Kaçi shfaqej në videon erotike në zyrën e Safet Gjicit, nga ku kishte kërkuar të merrte një tender për rehabilitimine qenve të rrugës.
Video si më poshtë 👇🏻