Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Andi nuk do të jetojë më në Kosovë. Vendimin e rëndësishëm e ka bërë vetë publik përmes një postimi në Instastory, ku tregon pasaportën dhe i jep lamtumirën vendlindjes së tij.
Ai shprehet se do të nisë një kapitull të ri të jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka jetuar prej vitesh.
‘Mirupafshim Kosovë. Koha për kapitullin e ri të jetës. NYC pritëm’, është shprehur Andi.
Andi Artani ka qenë një prej banorëve të Big Brother Vip Kosova nga ku doli i lidhur me modelen Gresa Hoti, por romanca e tyre zgjati vetëm pak muaj.