Pas një sezoni të gjatë televiziv dhe shumë të suksesshëm si dhe dasmës madhështore, çifti më në fund po shijojnë pushimet e tyre.
Edhe pse vera gjithashtu e mban të angazhuar me projekte Arbanën dhe Edin, ata gjithmonë gjejnë kohë për t’u “arratisur” nga puna e tyre, për të kaluar pak kohë vetëm me njëri-tjetrin.
Këtë herë destinacioni i çiftit ishte Zvicra, zgjedhja më e mirë për t’iu larguar paksa dhe temperaturave të larta në Shqipëri dhe Arbana nuk ka ngurruar të ndajë disa momente nga pushimet me ndjekësit e saj.
Udhëtime, ajër i pastër, pamje piktoreske, muzikë dhe ushqim i mirë, partnerin përkrah dhe shumë dashuri – çfarë mund të kërkosh më shumë? 🙂