Tashmë dihet që Arbana Osmani është duke hapur biznesin e saj të ri – një restorant në ambientet e Piramidës, e cila veçse një qendër dixhitale për të rinjtë, do të shërbejë edhe si atraksion turistik për kryeqytetin.
Mirëpo, moderatorja jo pa qëllim ka zgjedhur këtë ambient për restorantin e saj, pasi Piramida është pikërisht vendi ku Arbana ka nisur karrierën e saj, pasi dikur zyrat e “Top-Channel” kanë qenë aty e tashmë zyrat e dikurshme të televizionit i përkasin Arbanës.
Kjo e ka kthyer pas Arbanën në kohë dhe e ka bërë mjaft nostalgjike, duke kujtuar vitet e para të karrierës së saj, kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç.
“Kthim ku fillova gjithçka, 24 vite më parë. Kam hyrë në këtë derë në 4:30 të mëngjesit, për dy vite me radhë kur isha 16vjeç. Sa shumë kujtime. Beso në magjinë e fillimeve të reja” – ka shkruar Arbana në Instastoryt që ka shpërndarë.
Ndonëse ky ambient e ka rikthyer Arbanën pas në kohë, për rrjetin ky ishte një “mesazh” që ndoshta tregon se Arbana tashmë është shkëputur nga “Top-Channel” dhe po nis gjithçka nga e para.