Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt ka qenë një ndër dasmat më të komentuara në rrjet, kjo edhe për faktin se ishte një dasmë shumë private nga e cila shumë pak detaje janë bërë publike.
Pas shumë kërkesave të ndjekësve të saj dhe publikut që e ndjek, vetëm sot Arbana vendosi të ndajë një foto mjaft të ëmbël nga ceremonia, në krah të bashkëshortit të saj, të cilën mund t’a shikoni këtu.
Gjithashtu, moderatorja ka vendosur që t’i bëjë publikut të saj një dhuratë për gjithë mbështetjen, urimet dhe dashurinë që i kanë dhuruar këto ditë.
Më datë 7 Korrik në mbrëmje, do të transmetohet në kanalin e Top-Channel filmi i bashkëshortit të saj Eduart Grishaj, ku Arbanën do e shohim edhe në dimensionin e aktores.
Filmi me titull “Sofia” u kthye në një ndër filmat më të pëlqyer në Shqipëri dhe më gjerë. Ai u shfaq në kinema dhe në platformën e filmit, ku mund të ndiqej me pagesë.
Ndërsa tani, për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur ende, ose do duan t’a rishohin sërish, do të kenë mundësi t’a ndjekin më datë 7 Korrik në Top-Channel.