Para disa ditësh, “Foli.al” zbuloi përmes burimeve ekskluzive se Arbana Osmani së shpejti do t’i bashkohet televizionit “Klan”, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Sipas burimeve, Arbana do të ketë projektin e saj në televizion, ndërsa disa detaje të tjera janë bërë sot me dije, nga Robert Berisha, ku sipas tij Arbana nuk do të jetë pjesë e “RTV Klan”, por e “Klan Kosova”.
Roberti gjatë një interviste u shpreh se ka marrë ftesë nga vet Arbana për të qenë pjesë e BBVA, në edicionin e parë dhe të dytë. “Padashje” Roberti u shpreh se është ndeshur shpesh me Arbanën në korridoret e televizionit “Klan Kosova”.
“Edhe para 3 viteve në BBV1 edhe te dyshi, kam patur ftesa direkt nga Arbana atëherë. Tanimë nuk është. As në Top-Channel nuk është. Po ju jap disa informacione të gjithëve. Unë kam kaluar shumë kohë në Klan. Edhe Klani është i fortë” – tha Roberti.
Nga ana tjetër, thashetheme qarkullojnë se Arbana do të jetë moderatorja e “BBV Kosova” në edicionin e tij të tretë. Mbetet për t’u parë nëse Arbana do t’i kthehet sërish formatit të BB, kësaj here në Kosovë, apo do të jetë pjesë e “Klan” në Shqipëri.