Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Ndonëse jemi mësuar ta shohim Arbanën gjithnjë në moderimin e BB, këtë vit formati i është besuar Ledion Liços.
Por, kjo nuk do e pengojë Arbanën të dalë në TV. Së fundmi, një ndjekëse ka shpërndarë një Instastory teksa shfaqet Arbana duke moderuar programin “Dua të të bëj të lumtur”.
“Meqë Arbana s’del në TV, e rikthejmë vet” – shkruan ndjekësja, postim që Arbana e ka shpërndarë duke shkruar: “Së shpejti”
Nuk e dimë me siguri nëse Arbana do të rikthejë emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, do të ketë një emision tjetër, nëse do të jetë në “Top-Channel” apo televizion tjetër, por e sigurt është që Arbana Osmani do të rikthehet në ekran.