Arbana Osmani duket se po mbledh të gjitha energjitë për të nisur sezonin e ri televiziv që pritet të jetë një “shpërthim” i vërtetë, duke mbledhur gjithë personazhet më të përfolur të momentit në emisionet e tyre.
Teksa burimet tregojnë se po bëhet gati dhe lista e personazheve të BBV3, Arbana po shijon ende disa ditë pushimesh me familjen e saj. Në një postim në Instastory, moderatorja tregon që është në jug të vendit me familjen në një shëtitje me varkë.
Mirëpo, ajo çfarë dëgjohet në sfond është kënga e Luiz Ejllit “Me ty” – këngë të cilën Luizi ia dedikoi Kiarës brenda shtëpisë së BBV në Shën Valentinin e tyre të parë.
Me sa duket, Arbana e pëlqen shumë këtë këngë dhe ka vendosur “t’a marrë me vete” në pushime. Sakaq, marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Arbana Osmanit vijon të mbetet shumë e mirë, teksa flitet që Luizi do të jetë edhe opinionist i BBV3.