Në qendër të mediave këto ditë ka qenë çifti Fero dhe Arbenita dhe beteja ligjore mes tyre.
Gjithçka nisi para një jave kur mes tyre kishte pasur një debat që shkoi më tej në dhunë fizike, goditje dhe thyerje telefoni e deri në kërcënime me vdekje, gjë që e çoi Feron drejt e në polici me një denoncim nga ana e Arbenitës.
E ndërsa për reperin është caktuar një masë me paraburgim për 30 ditë, beteja ligjore e tyre vazhdon tashmë edhe për vajzën e tyre, ku secili ngre pretendimin për kujdestarinë.
Nga ana tjetër, beteja e tyre ka vazhduar dhe online ku nuk kanë munguar deklaratat edhe kundrejt njëri-tjetrit. (Lexo këtu)
Tashmë, ndërsa Fero është në qeli dhe procesi vazhdon, duket se kjo e ka qetësuar paksa modelen e cila ka nisur t’i rikthehet përditshmërisë së saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë disa momente nga palestra ku duket më në formë se kurrë dhe e buzëqeshur.
Gjithashtu, Arbenita nuk ha harruar as të falenderojë gjithë mbështetësit e saj në këtë periudhë shumë të vështirë për të, që ende nuk dihet si do përfundojë, e megjithatë duket se situata deri tani është në favor të modeles.