Modelja Arbenita Ismajli së fundmi ka postuar një foto në Instastory, teksa shfaqet e përlotur ndërsa nuk ka shkruar asgjë krah fotos, duke shqetësuar kështu ndjekësit e saj lidhur me gjendjen e modeles.
E të gjithë filluan të mendojmë se kjo gjendje e saj vjen prej situatave të kaluar së fundmi me ish-bashkëshortin e saj, Fero. Duket se modelja ka marrë shumë reagime për foton në mesazhe private, çka e ka detyruar atë të japë një shpjegim.
Arbenita ka sqaruar që nuk është e përlotur, por duket ashtu nga kremi i syve dhe produktet e kujdesit ndaj fytyrës.
“Është krem sysh dhe produktet e kujdesit ndaj lëkurës. Faleminderit për shqetësimin” – shkruan modelja në Instastoryn pasardhës.
Kujtojmë se Arbenita është ende në proces divorci me reperin Fero, pas gjithë situatës së dhunës së reperit ndaj modeles që përfundoi me arrestimin e Feros, e më pas lirimin e tij, i cili menjëherë ka lënë muzikën dhe i është përkushtuar fesë.