Një nga protagonistet e “Prime” mbrëmjen e djeshme ka qenë Heidi Baci dhe situatat e saj në shtëpi.
Në një moment, opinionisti Arbë Hajdari i ka bërë Heidit pyetjen ‘pikante’, si për të treguar që loja e saj në BBV zhvillohet vetëm rreth lidhjes me Romeon.
“Më thuaj dy pika kulmore të lojës tënde në shtëpi. Ose një po ta them unë, ka qenë lidhja me Romeon dhe dasma, tjetrën gjeje vet” – ka qenë pyetja e Arbrit, të cilës Heidi i ktheu përgjigje duke thënë “kam qenë e përfshirë në çdo debat, kam pasur debate të forta që në fillim me Rozën dhe nuk e shes fytyrën për një lojë.”
Mirëpo pyetjen e Arbrit e ka ironizuar ish-opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku, e cila përmes një postimi në Instastory shkruan:
“Po cili është momenti kulmor i lojës së Françeskës? Rozës? Erjolës? Ose që të mos i marr me radhë, më thoni një moment kulmor në këtë Big. Dy jua them unë, dy të tjera gjejini vet.”