Ndonëse në disa media në vend u konfirmua Luiz Ejlli si opinionist i BBV3, ditën e sotme ai ka zbuluar se në fakt këtë edicion do të jetë thjesht shikues, ndërsa (thuajse) është konfirmuar se edhe këtë vit ky rol do t’i mbetet Arbër Hajdarit.
Ende nuk është zbuluar se kush do të jetë krah Arbrit, por është përfolur se do të jetë Grida Duma ose Ori Nebiaj.
Asgjë nuk është ende zyrtare nga produksioni i BBV, kështu që do të na duhet edhe pak kohë derisa të mësojmë se kush do të jenë personazhet që këtë vit do të ulen në karriget e opinionistëve.
“BBV3” këtë vit do të nisë më 13 janar. Moderatori do të jetë Ledion Lico, por ende nuk dihet nëse do të jetë i vetëm apo do ta ndajë skenën me Arbanën.