Bloegrja e njohur dhe gruaja e djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani, ka bërë lëmsh rrjetin me një foto ku duket me barkun e rrumbullakosur.
Armina Mevlani ka qenë e ftuara në emisionin që prezanton modelja e njohur Heidi Lushtaku. Si e kemi parë Heidi është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë me futbollistin, Merih Demiral.
Po ne na tërhoqi vëmendjen fotoja që Heidi dhe Armina, kanë bërë ku duken të dyja me barkun e rrumbullakosur, në një foto “funny”, por që ka bërë ndjekësit të mendojnë se Armina është në pritje të ëmbël.
Më tej Armina ka sqaruar se fotoja është bërë vetëm për shaka. “Njëra nga ne është thjesht e fryrë”, ka shkruar ajo krah fotos.
Kujtojmë se Armina Mevlani, u martua me Shkëlzen Berishën në shtator të vitit 2022, pas 10 vitesh histori dashurie.