Mëngjesin e sotëm e nisëm me lajmin se Feronit Shabani ose Fero siç njihet ndryshe, ishte arrestuar për dhunë në famije. Reperi i njohur kishte dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin partneres së tij Arbenita Ismajlit.
Së fundmi rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më herët sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Tani zgjidhja e çështjes mbetet në dorë të policisë. Ndërkohë as Fero, as Arbenita nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me çështjen.