Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të premte se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje, para fëmijëve të mitur dhe bashkëshortit të saj në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.
Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli si dhe ish-këshilltari i Behgjet Pacollit.
Siç raporton “Koha”, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.
Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me grabitje.