Sipas fituesit në fuqi Luiz Ejlli në këtë edicion Shtëpinë e komandojnë vajzat dhe djemtë për tu faktorizuar janë munduar të shkojnë pas tyre.
I pyetur se kush i duket më i fortë, ai nuk dha emrin e asnjë nga djemve.
Luiz Ejlli: Kanë rënë në gjumë të dyja lidhjet, nuk mund të them nëse janë të vërteta ose jo. Duke qenë se ranë këto, sot shtëpinë e Big Brother VIP e zotërojnë vajzat dhe këta mbeten në hije. Në prime e panë që dominoheshin nga debatet e bëra nga vajzat. Ata përmendën nderet që i kanë bërë njëri-tjetrin nuk është shoqëri. E kanë përdorur për të kapur primen dhe e bënë. Se kuptoj pse e zgjasin 35 minuta. E shohin që po i iki ikën vëmendja prandaj reagojnë.